Policia aksion kundër hedhjes së inerteve në bregdet, bllokohen 10 kamionë në Pyllin e Sodës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 20:51
Policia e Vlorës ka zhvilluar jen aksion pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës.
Mbi 10 kamionë janë bllokuar në piken e Triportit deri në verifikim të plotë.
Aksioni ka ardhur menjëherë pas aksionit që bëri kryeministri Rama në këtë qytet për mbledhjen e plehrave.
Rama hodhi kritika ndaj vendorëve dhe paralajmëroi kryebashkiakët e vendit që të marrin masa për një problem të tillë.



