Në luftë me flakët, i moshuari në Poliçan asfiksohet e humb jetën nga zjarri që ndezi

Një 73 vjeçar nga Poliçani u bë viktima e dytë e zjarreve për këtë vit. I moshuari humbi jetën në përpjekje për të shuar një zjarr të dalë jashtë kontrollit të cilin e ndezi vetë për të pastruar ullishten.

Një 73-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike këtë të dielë, në një zjarr që e ndezi vetë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Lugas të fshatit Plashnik të Bashkisë Polican.

Flamur Totaj,  e kishte nisur ditën duke pastruar ullishten nga barërat dhe mbeturinat.

Për ta bërë këtë kishte ndezur një zjarr.

Por flakët i dolën jashtë kontrollit dhe me shpejtësi u përhapën në sipërfaqe të madhe toke.

I moshuari, ka tentuar ta shuajë i vetëm flakët.

Por tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve është  asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Vetëm pasi zjarri shkaktoi viktimë, kryeplaku i fshatit Plashnik, njoftoi policinë dhe forcat zjarrfikësë që vunë zjarrin nën kontoll.

73-vjeçari nga Policani, ishte viktima e dytë nga zjarret.

Në muajin qershor, një 68 vjecar nga Divjaka humbi jetën në një ngjarje thuajse identitike, teksa po pastronte tokat nga barishtet.

Ndër vite janë disa të moshuar që kanë humbur jetën duke pastruar barishtet përmes djegies që është shkaku kryesor i zjarreve në pranverë dhe vjeshtë.

Në luftë me flakët, i moshuari në Poliçan asfiksohet

EMISIONET