Pogradeci gati për turizëm, më 5 qershor hapet zyrtarisht sezoni, nisin pronotimet
Qyteti i Pogradecit do të çelë zyrtarisht sezonin turistik në datën 6 qershor.
Por vizitorët e parë tanimë kanë mbërritur në qytet, ndërsa operatorët turistikë shprehen se fundjavat janë më të ngarkuara.
Bashkia e Pogradecit është duke bërë edhe përgatitjet e fundit për sezonin e ri ku krahas liqenit fokusi do të jetë edhe te turizmi kulturor dhe ai malor.
-
-
Covid po largohet? Pas 244 ditësh, sot asnjë humbje jete
26 Maj, 17:21
Duke nisur nga data 6 qershor bashkia ka planifikuar çdo ditë dy aktivitete deri në fund të shtatorit.
Për ta bërë sezonin më të larmishëm autoritetet në Pogradec kanë ftuar të gjitha bashkitë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut që të jenë pjesë e sezonit në qytetin e tyre.


