Pogradec/ Mësuesja 46-vjeçare vdes në spital, familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar

Pogradec/ Mësuesja 46-vjeçare vdes në spital, familjarët

Anila Bazelli në moshën 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë në spital rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Mësohet se më vonë gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet se 46 vjeçarja vuante nga astma, sapo ka mbërritur në urgjencë dhe ka filluar ekzaminimi, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se familjarët e viktimës kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës, pasi sipas tyre i kanë dhënë për mjekim të gabuar.

Pogradec/ Mësuesja 46-vjeçare vdes në spital, familjarët

Trupi i 46 vjeçares, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. 

Sakaq bëhet e ditur se policia dhe prokuroria po hetojnë rastin në fjalë.

EMISIONET