Pogradec, 1000 euro për tu futur në BE, prangoset 27-vjeçari që po transportonte emigrantë

Pogradec, 1000 euro për tu futur në BE, prangoset 27-vjeçari
Foto Ilustruese

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 27-vjeçar për dhënien e ndihëm për kalimit të kufijve në mënyrë të paligjshëm.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe një 16-vjeçar që ishte bashkë me 270-vjeçarin, ku të dy personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Piskupat, Pogradec, në momentin kur drejtuesi tentoi të braktiste mjetin.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën shtetasi E. N., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtori i shtetasit A. M., në transportimin e 4 emigrantëve të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1100 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.  

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 16 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. M., në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm." - njofotn policia. 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET