Furgoni i burgjeve përplas kalin me karrocë, po transportonte të burgosurin në gjykatë
Një furgon i policisë së burgut të në Elbasan u përplas me një karrocë në rrugë teksa po transportonte të burgosurin Sokol Sanxhaktari. Policia njoftoi se nga aksidenti nuk pati persona të lënduar ndërsa i burgosuri është transportuar në gjykatë ku kishte seancën e radhës.
Makina e burgut të Elbasanit u aksidentua teksa po transportonte një të burgosur.
Futgoni i forcave të policisë u përplas me në karrocë që po tërhiqej nga një kafshë.
-
-
Speleologët eksplorojnë "pusin misterioz të ferrit", ja çfarë ka brenda
22 Shtator, 13:43
Në mjetin e policisë ndodhej Sokol Sanxhaktari dhëndëri i Qazim Sejdinit, i cili të mërkurën kishte seancë gjyqësore dhe po transportohej për në sallën e gjyqit.
Policia njoftoi se as personat që ndodheshin në makinën e policisë dhe as personi që po drejtonte karrocën nuk pësuan dëmtime.
Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa u bë e mundur transportimi me një tjetër mjet I të burgosurit Sanxhaktari.
Sokol Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.


