"Po shkoj në Lezhë", telefonata që vuri në pranga drejtorin e komanduar të burgut të Reçit

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 25 prill 2022

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve i vuri prangat drejtorit  të komanduar Ervis Zika.

Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi ministria e Drejtësisë. Zika dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka futur sende të ndaluara në ambientet e burgut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjykata e Shkodrës ka dhënë ndaj tij masën e  sigurimit personal "arrest me burg" dhe "pezullim të shërbimit të detyrës."

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata bën me dije se Zika është arrestuar në Lezhë. Ai është telefonuar nga përfaqësues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ku Zika i ka komunikuar se po shkonte drejt Lezhës ku dhe është arrestuar.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij dy akuza; ajo për abuzim me firmosjen e  kartelave fiktive të karburantit dhe për lejim të sendeve të palejuara brenda në qeli, duke ju shmangur kontrolleve të skanerit që ka burgu i Reçit.

Arrestimi i tij erdhi disa ditë pas vizitës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në burg.

Hetimet po vazhdojnë më të thelluara dhe po bëhet kontrolli më i detajuar i pamjeve filmike të burgut. Përveç Zikës priten të merren në pyetje edhe funksionarë të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aspektin e abuzimit me karburantit.

 

EMISIONET