Po punonte në banesën e tij, 60-vjeçari në Rrogozhinë dëmtohet aksidentalisht me mjetin e punës dhe humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 12:46

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Rrogozhinë pasi është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës. 60 vjeçari po punonte në banesën e tij.
Njoftimi i policisë Kavajë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç.
Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

