Ç’po ndodh në Kamëz? Një tjetër kuti e pavlefshme, vullneti i votuesve nuk do të numërohet në dy prej tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 23:27

Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet.
Kutia me numër 1567/1 i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

