PO NDODH! “Drejtësi për Martinin, drejtësi për Luisin” - Sërish marshim-protestë për vrasjen e 14-vjeçarit
Një marshim protestë mblodhi sërish këtë të martë prindër dhe të rinj duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, pak ditë më parë jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga një bashkëmoshatar i tij.
Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhet “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” protestuesit po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan edhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.
“E kemi thënë që prej fillimit që ne kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, si hap i parë drejt zgjidhjes së kësaj situate.
Minimalisht ajo duhet të kishte përgjegjësinë që të fliste para qytetarëve për ngjarjen, një përgjegjësi që ajo nuk e ka pasur kurrë edhe pse kanë nisur diskutimet në shkollat e vendit për mbylljen e rrjeteve sociale, ajo nuk e thotë që kjo nisi nga këto protesta”, u shpreh protestuesi.

