Me pistoletë të mbushur në Range Rover, procedohen penalisht dy të rinjtë në Lezhë

Me pistoletë të mbushur në Range Rover, procedohen penalisht dy

Dy persona janë proceduar penalisht në Lezhë pasi u kapën duke lëvizur me një pistoletë të mbushur.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Ndërhyrja" shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip "Range Rover", me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. 

Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës.

"Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"," njopftoi pol

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET