Po hanë më pak apo më shumë qytetarët? Vox Pop: Sa të jetë Rama kanë për tu rritur 10-fish çmimet

Tani kohë krize, po hanë më pak apo më shumë qytetarët? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin ditën e sotme në RTV Ora.

Si ka ndikuar rritja e çmimeve në ekonomitë shqiptare? Ja çfarë mendojnë qytetarët.

"Çmimet janë rritur, por nuk flasin tregtarët se nuk i intereson."

"Kryeministri e ka fajin që çmimet janë rritur, edhe pse në të gjitha vendet e botës çmimet janë të larta ka harruar të ngrejë rrogat."

"Vaji është rritur më shumë nga të gjitha, por edhe produktet e tjera janë rritur. Edhe pse qytetarët nuk flasin është shumë e rëndësishme që nuk harrojnë të flasin në kafe."

"Kryeministri i ka të gjitha fajet që po na shkatërron si popull dhe si njerëz. Jetojmë në një vend ku rrogat janë shumë të ulëta dhe rrogat shumë të larta, nuk e dimë a do t'ia dalim dhe të frymojmë."

"Kjo situatë do vazhdojë deri sa të jetë ky kryeministër."

"Normale është luftë, hamë nga pak. "

"Sa të jetë Edi Rama kanë për tu ngritur 10-fish."

"Rritjet janë nga shteti sepse nuk ka një rregullator."

"Shumë keq, unë jam pensionist. 150 mijë lekë në muaj nuk dalin."

"Shqiptarët e shkretë janë mësuar me ulje, ky popull është ulur gjithë jetën dhe do vazhdojë të ulet."

"Në këtë gjendje që ka arritur ky popull nuk ka takat as të dalë të protestojë."

"Skandal, sidomos për pensionistët. E kemi ulur dozën e ushqimeve."

"Çmimet do ngrihen dhe do vazhdojnë të ngrihen edhe pse shqiptarët nuk duan të punojnë. Nuk po them se nuk është faji i shtetit por edhe shqiptarët kanë fajin e tyre."

EMISIONET