Gjykata e Lartë me 12 anëtarë, KLGJ i propozon Presidentit emërimin e Sokol Ngresit

Gjykata e Lartë pritet të bëhet me 12 anëtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përfundur vlerësimin e kandidatëve për vendin e shpallur vakant dhe ka zgjedhur gjyqtarin Sokol Ngresi, për t'ia propozuar Presidentit për emërim. Pak javë me parë gjyqtari u konfirmua në detyrë edhe nga KPA.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës Sokol Ngresi pritet të jetë anëtari i 12 i Gjykatës së Lartë, e cila ende nuk ka plotësuar me numrin e plotë të organikës së saj prej 19 anëtarësh.

Pas konfirmimit edhe në shkallën e dytë të vettingut, emri i Ngresit i është dërguar të premten nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, presidentit Ilir Meta për ta emëruar në vendin vakant në Gjykatën e Lartë.

KLGJ-së do i duhet të kryejë edhe 7 emërime të tjera për të plotësuar gjytarët e kësaj gjykate, e cila prej vitesh vuan nga mungesa e gjyqtarëve.

Ndërkohë numri i dojesve të pagjykuara që presin në radhë për shqyrtim vijon të jetë mbi 33 mijë.

Kriteret për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë me një mandat 9 vjeçar, është kalimi me sukses i të dyja shkallëve të vettingut si dhe vjetërsia me 13 vite punë si gjyqtar ose 15 si jurist i spikatur.

Pak javë me parë në këtë gjykatë u emërua si anëtar edhe ish- Komisioneri Publik, Darjel Sina.

Ndërkohe probleme me vakancat po hasin edhe gjykatat e tjera si Shkalla e Parë dhe Apelet, të cilat kanë krijuar një numër të lartë të stokut të dosjeve të pashqyrtuara.

EMISIONET