Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, kush janë 5 kandidatët që garojnë për vendin vakant të Gani Dizdarit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e kandidatëve për vendin vakant të krijuar pas largimit të Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar) që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:
1. Brunilda Kadi
2. Ilir Toska
3. Holta Zaçaj
4. Manjola Xhaxho
5. Tartar Bazaj
Lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
