Pl*goset 27-vjeçari në Shkodër, autori shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Shkodër, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen "Perlat Rexhepi".
Sipas Policisë, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasit J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore të marrë. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga forcat e rendit, të cilat po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Njoftimi:
Shkodër
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

