Plazh me gropa e mbetje në Durrës, banorët: Situata kaotike me zonën

Lagjja 13 në Plazh të Durrësit mirëpret çdo vit mijëra turisë nga e gjithë bota. Por, banorët atje shprehen të shqetësuar për mungesën e investimeve në infrastrukturë, ndërsa shqetësim për ta janë edhe mbetjet.

Këto pamje vijnë nga lagjja 13 në durrësë, e njohur edhe si zona e plazhit.

Mijëra turistë që vizitojnë qytetin do të përballen me griopa e rrugë të pashtruara.

Sa herë që bie shi situate bëhet kaotike.

Banorët thonë se pamja që të ofron lagjja nuk është e denjë për një zonë turistike.

"Nuk ka kanalizime, gjatë verës thahen dhe na sjellin erën e keqe nga plehrat," tha një banor.

Një tjetër problem sipas banorëve janë edhe mbetjet urbane që kanë pushtua lagjen, dhe sipas tyre janë kthyer në burim infeksioni.

"Këtu kosha nuk ka. I hedhin sipas qejfit," tha ai.

EMISIONET