Plasin ujërat e zeza në Kombinat, banorët: Lali Eri të mbajë premtimet, zona u la në harresë

Zona e pallateve "Çabej" në Kombinat po përballet me ndotjen e ujërave të zeza, ndërsa banorët thonë se infrastruktura është lënë prej vitesh në harresë. Qytetarët thonë se kanë vënë në dijeni bashkinë e Tiranës, por deri tani nuk ka asnjë ndërhyrje, ndërkohë që situata rrezik të shkaktojë epidemi tek gjithë komuniteti i zonës.

Ky është Ferrat Seferas, i cili jeton në zonën e Kombinatit e njohur si pallatet Çabej.

Prej 22 vitesh kur erdhi në këtë zonë lagjen e gjeti të degraduar ndaj i ka humbur shpresat se gjendja do të rregullohet ndonjëherë.

"Sa herë vijnë për fushatë elektorale "do ta bëjmë, do ta bëjmë" dhe asnjë gjë nuk bëhet. Vetëm mashtrime, gënjeshtra, ne po vdesim. Është turp i madh, janë gjithë  këto pallate, institucione. Krim më të madh nuk ka," thotë ai.

Edhe banorët e tjerë të zonës thonë se lagjja është lënë prej vitesh në harresë, ndërsa niveli i lartë i ndotjes rrezikon të ndonjë epidemi nga prezenca e ujërave të zeza.

"Kam 12 vjet që kam ardhur këtu, kështu e kam gjetur."

"Kjo rruga këtu, këto pusetat rrjedhin edhe në kohë të thatë."

"Këtu ka ardhur vetë lali Eri dhe na ka premtuar të gjithëve që do t'i bënin që para zgjedhjeve. Kaluan zgjedhjet, po është turp se nuk rrihet më kështu."

Kërkesa e qytetarëve është për marrjen e masave të menjëhershme pasi gjendjen e konsiderojnë alarmante.

EMISIONET