Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda
Një atentat i mundshëm ka ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 në qytetin e Vlorës, në lagjen e quajtur “Partizani”. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga një mjet tip “Volkswagen” drejt një makine “Audi” ku ishin duke udhëtuar dy policë.
Dy policët në makinë Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe Narko Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë, kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat dhe po ktheheshin nga palestra.
Makina "Audi" pa targa dhe me xhama të zinj u qëllua nga Pasati në parakalim nga kanë ardhur të shtënat. Më pas makina ka vikuar nga një zonë mbi spital që të çon në çdo qytet e cep të Vlorës.
Pika e kontrolli janë ngritur në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët. Madje kontrolle janë bërë dhe në Fier.
Pista kryesore e hetimit është konflikti i momentit për parakalim automjetesh por dhe fakti që ata që kanë qenë në Volkswagen kanë menduar se ishte një pritë.
Edhe automjeti i autorëve ka qenë me xhama të zinj por me targa të rregullta. Kamerat kanë identifikuar lëvizjen e makinës. FNSH kreu kontrolle edhe në Fier ndërsa dy policët po qëndrojnë në komisariat. Mbetet e paqartë fakti si ata lëviznin me një makinë pa targa e me xhama të zinj.
LAJMI NE PERDITESIM
Shenim: Lajmi u raportua nga gazetari i Ora News, Edi Ruçi
Ora 00:08 (3 shtator) Vlorë/ Makina e dy policëve pa targa e me xhama të zinj, pas parakalimit autorët menduan se po u bëhej pritë
Ora 21: 50 (2 shtator )Atentati ndaj 2 policëve në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në dalje të qytetit
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen partizani në Vlorë, ku është qëlluar me armë drejt një makine “Audi” me 2 policë brenda, policia ka ngritur pika kontrolli në qytet.
Pika e kontrolli janë ngritur në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët.
Ora 21:25 Dyshohet se po ktheheshin nga palestra, japin dëshminë e tyre 2 policët që u qëlluan me armë
Mësohet se punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake dhe nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.
Anxhelo Breshani është një efektiv i ri në policinë e shtetit dhe ka pak vite që e ka marr detyrën.
Efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime dhe nuk janë shoqëruar drejt spitalit të Vlorës, por ata janë marrë në pyetje në vendin e ngjarjes.
Ata kanë deklaruar se automjeti ishte i llojit Volkswagen, por pa dhënë shumë detaje rreth autorëve apo targës.
Efektivët kanë thënë se automjeti është larguar në zonën e mbi spitalit të Vlorës e cila është një zonë që mund të të çojë në çdo pikë të qytetit dhe jashtë tij.
Deri më tani s’ka të dhëna për ndonjë mjet të djegur as për kapjen e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.
Ora 21:15 Atentat me armë në Vlorë, mësohet identiteti i dy policëve që u qëlluan me 5 plumba
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për Anxhelo Breshanin, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe tjetri Narko Mehmetajn, polic Kufiri në Sarandë.
Ora 21:02 Qëllohet me armë drejt policëve në Vlorë, dyshohet për atentat pas një sherri
Dyshimet paraprake janë se është gjuajtur me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërsa janë gjendur 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Në makinë udhëtonin një punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe një tjetër polic me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë. Ndërsa mësohet se njëri prej policëve njihet me identitetin A. Bedinaj.
Ora 20:44 Qëllohet drejt policëve në Vlorë, kjo është makina ku po udhëtonin dy efektivët
Kjo është makina ku ishin duke udhëtuar dy policë në Vlorë, të cilët janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.
Ata ishin në një mjet privat të tipit “Audi” ndërsa janë qëlluar nga një mjet tjetër “Volkswagen”, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, informon Ora News.
Ora 20:29 Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda
Një automjet “Volkswagen” ka qëlluar drejt një makine mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku brenda kanë qenë 2 policë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”.
Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime njerëzore te policët të cilët ishin jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
“Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat” - njofton policia.
Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikt të çastit mes disa personave dhe policëve.
Por vetë punonjësit e policisë mësohet se në dëshminë praprake kanë deklaruar se po ktheheshin nga palestra dhe se nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



