Plas grushti në rrugë pas aksidentit, ngjarja në Tiranë. Babë e bir bëjnë për spital të riun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 17:02
Një aksident në Tiranë është shndërruar në skenë boksi në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës "Aleks Buda", ku janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.