Plani B i PD nëse Apeli i jep të drejtë Enkelejd Alibeaj? Flet për RTV Ora, Ivi Kaso
Sekretari për Çështjet Zgjedhor në PD, Ivi Kaso, është shprehur se nuk ka asnjë afat të caktuar se kur do të shqyrtohet çështja e animimit në Gjykatën e Apelit, në lidhje me vendimet e 11 dhjetorit.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj Kaso, duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, u shpreh se një fraksion brenda PD-së, me animimin që bëri kishte qëllim që të mbante peng opozitën.
Ivi Kaso: Përsa i përket kuriozitetin të madh përsa i përket zhvillimeve brenda PD-së, mbetet vetëm fjala e fundit e Gjykatës së Apelit lidhur me legjitimin ose jo brenda fraksionit të vogël brenda PD-së, i cili i vendosur deri në fund të mbajë peng opozitë bërjen, ka vendosur që peng opozitë bërjen, ka vendosur që të çojë në Gjykatë vendimet e 11 dhjetorit. Ende nuk ka asnjë afat përsa i përket shqyrtimit të kësaj çështje në apel. Gjyqtarët në Apel kanë 2-3 mijë dosje për të shqyrtuar.
I pyetur se a ka PD një plan B nëse Apeli i jep të drejt atyre që kanë ankimuar, Kaso u shpreh:
Situata në PD nuk është çështje gjyqësore, legjitimiteti i organeve drejtuese të PD-së vendoset vetëm nga demokratët dhe nga askush tjetër. Demokratët masivisht kanë folur, kanë folur më 11 dhjetor, më 18 dhjetor, në procesin e primareve dhe më datë 6 mars.

