Plan kundër armëve të zjarrit me OSBE-në, zv. ministri i Brendshëm nuk flet për vrasjet në vend
OSBE dhe ministria e brendshme prezantuan projektin 3 vjeçar për çaktivizimit të armëve të vogla dhe të lehta. Ambasadori Vincenzo del Monaco tha se qëllimi është ndërgjegjësimi në lidhje me rrezikun nga armët e lehta. Ndërkaq, zv. ministri i brendshëm Besfort Lamallari i pyetur nga mediat për ngjarjet e fundit kriminale në vend, ka refuzuar të komentojë.
Zv. ministri i brendshëm Besfort Lamallari refuzoi të flasë për ngjarjet e rënda kriminale në vend të ndodhura javët e fundit.
Përfaqësuesit e ministrisë së Brendshme dhe OSBE folën pas takimit të përbashkët me OSBE në lidhje me projektin tre-vjeçar për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve.
Ambasadori Vincenzo del Monaco tha se prezenca e OSBE ka vendosur të krijojë një deaktivizim të armëve të zjarrit si dhe rritjen e kapaciteteve të autoriteteve vendase.
“Kemi vendosur për të vendosur një kuadër ligjor për deaktivizimin e armëve dhe rritjen e kapaciteteve kombëtare.”
Zv. drejtori i përgjithshëm i policisë Albert Dervishaj tha se po shikohet me prioritet krijimi i qendrës për çaktivizimin e armëve të zjarrit.
“Lidhur me këtë fushë primare mbetet çaktivizimi i armëve të vogla. Rekrutimi i personelit të specializuar.”
Edhe pse shumë deputet e kanë mbështetur një amnisti tjetër për të nxitur dorëzimin e armëve të zjarrit ende ky plan nuk ka gjetur zbatim.
Ndërkohë mbajtja e armëve nga popullata është bërë shpesh faktor risku për përdorimin e tyre në ngjarje kriminale në familje por edhe në shoqëri.


