Plagosje me thikë në Tiranë, kunati qëllon me thikë kunatin pas sherrit

Një plagosje me thikë ka ndodhur vetëm disa momente më parë në kryeqytet.

Mësohet se pranë Kodrës së Priftit kunati ka plagosur kunatin me thikë pas një konflikti të çastit.

Fatmirësisht, raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës."

EMISIONET