Ekzekutohet në Shkodër Ismet Çekorja, djali i tij në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçajt
Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores i shpallur në kërkim për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Alban Bruçaj gati një javë më parë u ekzekutua sot pasdite (2 shtator 2022) në lagjen "Guerrile", në Shkodër.
Ismet Çekorja u vra në një atentat pranë shtëpisë nga ku 4 ditë më parë bëri këtë deklaratë: "Nuk ja kemi askujt frikën, në rrugë më kanë çdo ditë!"
57-vjeçari u sulmua me breshëri arme zjarri në rrugë. Burimet thanë se Ismet Çekorja mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Fillimisht, ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Nga të dhënat e para, ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm, i cili pas krimit u largua nga zona dhe humbi gjurmët.
Policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vrasësit.
(Shenim: Me poshte te gjitha informacionet qe mberriten ne redaksi ne lidhje me kete ngjarje)
LAJMI NE PERDITESIM
Ora 17:28 Vrasja e Ismet Çekores u krye nga një person i vetëm, mori 7 plumba në trup
Burimet thanë se Ismet Çekorja mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga të dhënat e para, ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm, i cili pas krimit u largua nga zona dhe humbi gjurmët.
Policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vrasësit.
Ora 16: 10 “…Ata që kanë vjedhur vetëm lopët, si kam frikë…”, Çfarë deklaroi pak ditë para vrasjes Ismet Çekorja
Ora 15:35 Policia njoftim zyrtar: Çekorja ndërroi jetë në spital
Policia informacion paraprak: Në lagjen "Guerrile", në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Ora 15:03 Shkodër/ Vritet Ismet Çekorja
Vritet Ismet Çekorja. Babai i Bajram Çekores është sulmuar me armë në lagjen Kiras.
Fillimisht u tha se ishte plagosur por më pas u mësua se ka ndërruar jetë.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë ish-shkollës së veterinarisë.
Policia është nisur drejt vendngjarjes.
Nga informacionet e para Çekorja është dërguar në spital por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e krimit.
Çfarë deklaroi Ismet Çekorja më 29 gusht 2022
Djali I tij, Bajram Çekorja është shpallur në kërkim si autor i atentatit të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Alban Bruçi ndodhur më 25 gusht 2022 në lagjen "Partizani" në Shkodër. 4 ditë më pas babai i tij, Ismeti në një denoncim në media mohoi që djali i tij të kishte lidhje, madje tha se familja e tij dhe djali i tij ishin objekt dyshimi dhe kontrolli për çdo vrasje që ndodhte në Shkodër.
“Ka 3 vite që djalit tim i është qepur shteti dhe bandat në shpinë. S’po më lënë djalin rehat. Për këtë i jam drejtuar mediave të më japin një zgjidhje aq sa kanë mundësi. Katër vite më parë kur vranë Arjan Ferracakun, që është nipi im, më kanë thirrur mua dhe djalin tim në polici. Unë si kriminel. Kur u vra Fatos Ferracaku prap më thirrën mua dhe djalin. Pastaj u vranë vëllezërit Bilali, që i kam komshinj prej 100 viteshmë thirrën sërish mua me djalin. U plagos Admir Bajri, më thirrën si dëmtor edhe mua bashkë me gruan.
Më rrethojnë shtëpinë për çdo ngjarje që ndodh në Shkodër. Herën e fundit qëlluan me armë, djalin e Lad Bruçit dhe më nxjerrin djalin tim si autor të krimit. Unë qysh se kam lindur nuk i kam bërë askujt keq. As unë as djali im. Janë bërë një grup bandash e banditë së bashku me banditë të veshur me pushtet që djalin tim e kanë frikë dhe duan sesbën të fusin djalin tim brenda. Nuk I kam frikë fare. As shtetin nuk e kam frikë. Ata që kanë vjedhur gjithë jetën lopët nuk I kam frikë" deklaronte Ismeti.
Në lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçajt u shpallën në kërkim Bajram Çekorja dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha.



