Plagosja në Krujë/ Dorëzohet në polici 42-vjeçari që qëlloi mikun e tij për një lojë tavëll

Plagosja në Krujë/ Dorëzohet në polici 42-vjeçari

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi Perlat Merlika 43 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artan Goga i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sherri mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga nisi në ambientet e një lokali dhe shkak ka qenë një lojë tavëll.

Personat në fjalë kanë debatuar për lojën, teksa në një moment Artan Goga është larguar. Kur Goga po largohej Perlat Merlika ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të mikut të tij. Plumbi fatmirëisht thjesht i ka gërvishur shpatullën.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.

EMISIONET