PL: KESH blen energji me çmim të lartë, HEC nuk prodhojnë me kapacitet të plotë, SPAK të hetojë

PL: KESH blen energji me çmim të lartë, HEC nuk prodhojnë

Endrit Braimllari nga Partia e Lirisë përmes një postimi në rrjetet sociale se KESH blen energji me çmim të lartë ndërsa hedh akuza se hidrocentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë.

Sipas Braimllarit KESH momentalisht ndodhet në situatë kaosi për shkak të keqmenaxhimit të Kaskadës së Drinit, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë korrupsionin.

Braimllari: KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit.
SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni. Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidrocentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.

Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni.

 

EMISIONET