Rama tregon pse do të shkojë në Bruksel. Duam të dëgjohemi për idenë e Macron "Bashkësia Politike Evropiane"

Rama tregon pse do të shkojë në Bruksel. Duam të

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

Në rrjetin e tij social Twitter Rama shkruan se do të kërkohet krijimi i një instance të re, një Komunitet i Ri Politik Evropian, për Ballkanin e Hapur që siaps tij çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin nga Bullgaria që shkatërron atë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë" shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.

Lidhur me lajmin se opozita bullgare është dakord të hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut Rama e sheh si një shenjë pozitive por kërkon të mos jemi aq ekzaltues.

"Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe është shumë pak për të ndryshuar pjesë të fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka mbajtur peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës"

Bashkësia Politike Evropiane

Në draftin e konkluzave të përgatitura për samit, flitet edhe për idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane.

“Këshilli zhvilloi diskutim strategjik për raportet e Bashkimit Evropian me partnerët në Evropë. Diskutoi propozimin për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane. Qëllimi është që të ofrohet një platformë për koordinimin politik të vendeve evropiane përgjatë tërë kontinentit. Mund të jetë e vlefshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet e asociuara nga fqinjësia lindore, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet, me të cilat kemi lidhje të afërta” do të thuhet në konkluzat që pritet t’i miratojnë liderët e BE-së, siguruar nga REL.

Më tej rreth kësaj ideje do të thuhet se “qëllimi është të forcohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për t’i adresuar çështjet e interesit të përbashkët në mënyrë që të rritet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian”.

Me rëndësi është të theksohet fjalia se krijimi i një Bashkësie të tillë Politike Evropiane nuk do ta zëvendësojë procesin e tashëm të zgjerimit të BE-së:

“Një kornizë e tillë nuk do t’i zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese, më saktësisht zgjerimin, dhe do të respektojë autonominë e BE-së në vendimmarrje”.

EMISIONET