Pjesë e mbrojtjes civile në Itali, vlonjati që po ndihmon refugjatët ukrainas në kampet e Polonisë

Pjesë e mbrojtjes civile në Itali, vlonjati që po ndihmon

Shqiptari nga Vlora Amarildo Rodi prej 30 rreth vitesh jeton në Romë dhe është pjesë e mbrojtjes civile.

Mbrojta civile në Itali, është e gatshme që të jetë pjesë e trupave qe do nisen drejt Ukrainës për të dhënë ndihmën e parë për popullatën vendase.

Kjo shoqatë e cila ndodhet në të gjithë Evropën ka dërguar materiale mjekësore.

Mëngjesin e sotëm shoqata ka zhvilluar një mbledhje për t’u organizuar më së miri dhe për të qenë të përgatitur për situatën e jashtëzakonshme që përjeton shteti i Ukrainës nga bombardimet e Rusisë.

Nga fshati kufitar Medyka në Poloninë juglindore, vlonjati Amarildo Rodi tha se 9 kampe janë ngritur përgjatë kufirit për t’u siguruar refugjatëve ukrainas ushqim, kujdes shëndetësor, një vend për të pushuar dhe për të kërkuar informacion.

Për momentin, të zhvendosurit nga Ukraina po grumbullohen në kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, por këto janë vetëm ditët e para të asaj që do të bëhet një emergjencë masive për refugjatët.

Vlerësohet se 5 milionë ukrainas, nga një popullsi prej 44 milionë banorësh, do të largohen nga vendi kryesisht për në kombet ku ndodhen tashmë të afërmit e tyre, dhe në këtë skenar, Italia përfaqëson vendin evropian me komunitetin më të madh ukrainas.

EMISIONET