Pjerin Ndreu për vrasjen e anëtarit të këshillit bashkiak: I tronditur, të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar
Kreu i Bashkisë së Lezhës, njëherësh kandidat i PS-së për një tjetër mandat në këto zgjedhje, Pjerin Ndreu, ka reaguar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, duke e cilësuar një ngjarje të rëndë që cënon sigurinë e rendin publik të qytetit.
Ai u bën thirrje autoriteteve të zbardhin sa më shpejt ngjarjen teksa u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës për këtë humbje tragjike.
Ndreu: I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!
Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!
Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!