“PILOTËT E VDEKJES”/ “Rrugorja” masakron shoferët: 2125 gjoba dhe 155 patenta të hequra në dy ditë

Kontrollet në rrugë, aksidentet e rënda por as gjobat e rënda nuk kanë dhënë efekt për drejtuesit e guximshëm.

Aksi Laç - Milot mund të konsiderohet edhe më i rrezikshmi gjatë natës, ku janë konstatuar makina që udhëtojnë deri në 230 kilometër në orë, kur kufiri më i lartë i lejuar është në 90 km orë.

Por edhe këto dy mjete të tjera janë me shpejtësi lëvizje 200 kilometër në orë duke u bërë një burim i rrezikshëm aksidentesh

Në Rrugën e Kombit në pikat e kontrollit të vendosura gjatë ditës shpejtësia e shkelësve të qarkullimit shkoi nga 154 deri në 167 kilometër në orë.

Ashtu siç duket nga pamjet nuk ka dallime nëse janë makina të shtrenjta apo dhe ato të lehta

Aksi Çerme – Lushnje, po ashtu, shënon mos respektim të limitit të shpejtësisë ku drejtues të makinave janë kapur nga 137 deri në 141 kilometër në orë.

Pas fotografimit, patrulla e parë ia kalon efektivëve targën e shkelësve që ndalohen në një aks të sigurt

Të enjten dhe të premten rezulton të jenë vendosur 2125 gjova dhe janë pezulluar 155 leje drejtimi.

Nisur dhe nga rritja e qarkullimit për shkak të fundjavës në terren janë shtuar kontrollet nga blutë

EMISIONET