Pikëpyetjet e hartës së re gjyqësore? Çupi: Të anulohet vendimi! Dosjet në gjykatë, ka qytetarë që kanë humbur jetën

Deputetja e PD Dhurata Çupi  dhe njëherazi nënkryetare e Komisionit të Ligjeve gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se vendimi për hartën e re gjyqësor duhet të anulohet. Sipas saj kemi të bëjmë me një cënim të aksesit në drejtësi.

Ajo solli në vëmendje dhe raste që sipas saj bien ndesh me këtë reformë.  

Dhurata Çupi: Ky vendim duhet të anulohet, duke marrë parasysh interesat e komuniteteve, target grupeve të ndryshme të avoketërve por dhe të qytetarëve. Aksesi i qytetarëve në drejtësi sot është një cënim i pamohueshëm me këtë vendim. Është totalisht një vendim i papërgjegjshëm në këtë fazë ku gjykatat janë të mbushura me dosje të pashqyrtuara. Ka qytetarë që dosjen e kanë në gjykatë dhe kanë humbur jetën, ka qytetarë që vazhdojnë të kërkojnë vitet e pensionit ndërkohë që tani janë në moshën 80 vjeç dhe ka vite që bëjnë gjyqe për të përfituar pensionin dhe nuk e përfitojnë sepse dosjet vazhdojnë të jenë në gjykatat përkatëse. Është totalidht një papërgjegjshmëri.

"Pranë gjykatës së Matit është edhe burgu i Burrelit. 80% e burgut të Burrelit janë të burgosur të sigurisë së larët. Si do të transportohen këto të dënuar nga Mati, 2 orë e gjysëm deri në Peshkopi. Pra është joserioz ky vendim i marrë në këto kohë", shprehet ajo.  

EMISIONET