Peshkarexha e mbytur në Vlorë, peshkatari rrëfen tmerrin: S'kishim komunikim, qëndruam sipër anijes

Një prej personave që ndodhej në bordin e peshkarexhës që u mbyt sot në ishullin e Sazanit ka treguar tmerrin e përjetuar në ato momente.

Ai tregoi se kishin frikë pasi nuk kishin asnjë mundësi komunikimi në det, teksa nuk kurse as falenderimet për ata që i shpëtuan.

"Nuk kishim mundësi të shikonim pasi ramë në një ngecje të tmerrshme. Sa filluan lirimin, ndodhën këto probleme. Dua të falenderoj anijen dhe rojen bregdetare që u gjend dhe policinë kufitare, pasi ishim në një moment kritik. I falenderoj me zemër të pastër. Nuk kishim mundësi komunikimi, fare. Ishim si në filma, anija ishte e përmbysur. Qëndruam lart saj," tha ai.

Peshkarexha e mbytur në Vlorë, peshkatari rrëfen tmerrin:

EMISIONET