Pesë marrëveshjet, Vuçiç: Do ta bëjnë Ballkanin pa kufij; Rama: Në 2022 nis një epokë e re

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha për televizionin publik të Serbisë RTS se marrëveshjet që do të nënshkruhen më 21 dhjetor në Tiranë, janë “bërthamë e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës, të jetë pa kufij”.
Vuçiç vlerësoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e madhe, që, sipas tij, vetëm se do të forcohet.
Komentet ai i bëri para takimit në Tiranë të tre liderve të nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”.
Në takimin për "Open Balkan" edhe kryeministri Rama viti i ardhshëm do të jetë krejt ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit tonë.
"Ne po bëjmë një përparim real për heqjen e lejeve të punës, duke njësuar kërkesat tona për qytetarët që kërkojnë punësim dhe të lejojnë të qëndrojnë në vendet. Ne flasim për gjëra realisht konkrete dhe për ndërmarrim hapa domethënëse përpara për ta bërë rajonin më të hapur dhe më tërheqës për investime të huaja. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për të tërhequr financues global në rajonin tonë, duke i ofruar atyre një hapësirë të re. Të kalojmë nga klisheje e konkurrencës, duke krijuar një treg të përbashkët evropian. Në deklaratën e Samit të Beograd i kërkuam BE qasje ne tregjet komunitare.
Ne kemi ftuar në këtë samit rektorë dhe dekanë të universiteteve të bujqësisë së vendeve tona. Ne kemi punuar në mënyrë dinamike me një sërë institucionesh ndërkombëtare. Mesazhi është që me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt ndryshe. Bazuar në këto marrëveshje dhe bazuar në ato që do të bëjmë shumë shpejt askush nuk do të përjetojë më pritje të gjata në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë", tha Rama.
Kryeministri tha se 5 marrëveshjet e sotme janë një hap i rëndësishëm për garantimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave e shërbimeve
Përmes video-lidhjes u kyç edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke i nxitur ata që ta vazhdojnë këtë nismë.

