“Perspektiva ushqimore”/ Selimi: Një raport me informata që na nevojiten...
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Alert" në "Ora News", ishte i ftuar eksperti ndërkombëtar i bujqësisë, Fatmir Selimi, i cili komentoi raportin e fundit të FAO-së, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, me titull “Perspektiva ushqimore”.
" Mendoj që raporti paraqet një situatë të mirë dhe ka informata që ne na nevojitet të dijmë se nga do të fokusohemi në të ardhmen.
Sipas këtij raporti, shumica e produkteve të analizuar kanë rëndësi të veçantë për ne, kryesisht drithërat, mishi dhe qumështi, ndërsa pjesa tjetër i dedikohet më shumë tregut, për shembull në Azi.
Edhe çmimet e imputeve kanë për të ndikuar. Në Kosovë kemi pasur një ngritje të rendimentit, për shkak edhe të kushteve klimatike, që në një farë mënyre kanë ndikuar. Shpresojmë që në këtë aspekt Kosova të rrisi prodhimtarinë dhe të sigurojë për nevojat e veta", u shpreh Selimi.

