Personazhi i 2021-it/ Qytetarët: Basha njeriu i vitit që fle gjumë, Rama kokrra mashtruesit

Cili është njeriu i viti për 2021-in? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me me Enkin në emisionin Ditë e Re në ekranin e RTV Ora.

Ndër përgjigjet që spikatën ishte mesazhi i një qytetari në telefon, i cili shkruan se Basha duhet të shpallet njeriu i vitit, pasi fle shumë gjumë, duke nënkuptuar në këtë mënyrë pakënaqësi nga veprimtaria politike e Bashës.

Ndërkohë një qytetare u shpreh e zhgënjyer nga kryeministri, Edi Rama.

"Të shpallet Rama. Është kokrra mashtruesit, na ka lënë pa punë, me 200 mijë lekë rrogë. Nuk dua ta shoh me sy. Sa të kemi Ramën aq më keq do të jetë. Bëj grevë gjithë ditën, vetëm ta heq nga posti që ka", u shpreh qytetarja

 Megjithatë qytetarë të tjerë  u shprehën të kënaqur nga puna e Ramës. Gjithashtu disa prej tyre si personazh të vitit shpallën ish-kryeministrin, Sali Berisha.  

 

EMISIONET