Përroi rrezikon fshatin, në Lepenicë të Selenicës ka dëmtuar toka e shtëpi

Banorët e fshatit Lepenicë në Selenicë të Vlorës, janë shprehur të shqetësuar për përroin e fshatit, i cili po del herë pas here nga shtrati. Ata kanë thënë se përroi po u merr tokat duke i gërryer ato, ndërsa rrezikohen edhe shtëpitë. Bashkia sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë.

Ky përrua në fshatin Lepenicë në Selenicë, është ktheyr në rrezik për banorët.
Gjatë reshjeve të dhjetorit dhe janarit, dalja e tij jashtë shtrati ka krijuar probleme shqetësuese për banorët.

Ata thonë se uji i rrëmbyeshëm u ka dëmtuar tokat bujqësore.

"I ka mbytur përroi dhe i ka dëmtuar muret, ka mbuluar tokat.

Doli përroi që vjen nga mali i përmbyti me bahçe, me të gjitha, kemi gati një muaj e ca, nuk po e sjellim dotë në terezi, me forcat tona," thonë banorët.

Por edhe shtëpitë e banorëve janë në rrezik.

"Jemi të mbaruar, elektrik s'kemi, hidraulik s'ka,ujësjellësa s'ka, janë jashtë përdorimit. Përroi po na mbyt dita- ditës. Janë 30 metër kup, gurë dhe zhavor.

Ka marrë tokat, gardhet, bahçat i ka prishur. Po rrezikohen edhe shtëpitë.
Jo vetëm bizneset po edhe rrugët, deri në rrugët kryesore, qëndra e fshatit, mbushur me rërë," thonë ata.

Thonë që kanë lajmëruar bashkinë disa herë, por nuk kanë gjetur një zgjidhje.

"Erdhi kryetari i Bashkisë, e filmoj, piu dhe kafe, krisi e iku sna bëri asnjëgjë, ne jemi të pambështetur.

Shtet këtu s'ka, vijnë vetëm kur duan votat dhe më pas nuk i sheh më në derë," thonë ata.

Përroi ka dëmtuar edhe ujësjellësin e fshatit, e që prej dhjetorit banorët nuk kanë as ujë në çezmat e tyre.

Përroi rrezikon fshatin, në Lepenicë të Selenicës ka

EMISIONET