Përplasje në Baldushk, IMT e Bashkisë Tiranë shkatërron” të mbjellat, banorët: Çështja është në gjyq

"Nuk ka pemë të që mungonte, nuk kishte pemë që të mungonte, pemë mbi 20-vjeçare. Ajo është tokë babe, por mbi 20 vjet që i kam mbjellë vetë me duart e mia. Më mirë l;e të më vrasin edhe mua me familjen dhe pastaj ta marrin, ne nuk shohim gjë më," thotë gruaja e familjes.

Mjetet e rënda të IKMT hoqën nga rrënjët pemët në oborrin e familjes Greca në fshatin Mustafa Koç. Pronarët e tokës atje po kundërshtojnë cenimin e pronave nga ndërtimi i objekteve të strehimit për familjet e prekura nga tërmeti.

Një tjetër banor i cilëson ndërhyrjen të paligjshme dhe tinëzare.

"Kjo është mënyrë hajdute, këta janë hajdutë," thotë ai.

Pa njoftim paraprak dhe pa marrë parasysh faktin se çështja është në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit, forcat e IKMT kanë ndërhyrë në zonë.

Aksioni solli dhe konfrontim verbal mes përfaqësuesve të IMT-së, avokatit të çështjes dhe banorëve.

"Unë kam prova kundërshtuese me shkrim nga bashkia ."

"Mos hajde më këtu pa u sqaruar nga Gjykata, të kam thënë 100 herë."

Projekti i bashkisë synon ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti, por banorët hedhin dyshime për ndërtimin e një blloku vilash për interesa private.

"Vila, shtëpitë e tërmetit janë këtu lart, çfarë duan poshtë? Kush i bën këto lojëra? I bën bashkia dhe firma," thotë një banor.

Prej kohësh banorët kanë patur përplasje verbale e fizike me forcat e policisë bashkiake e përfaqësuese të IMT-së.

Qytetarët i janë drejtuar për këtë çështje edhe institucioneve shtetërore ndërkohë që së fundi Presidenca ka theksuar se problemi do t'i përcillet Këshillit të Ministrave për shqyrtim.

Përplasje në Baldushk, IMT e Bashkisë Tiranë

Përplasje në Baldushk, IMT e Bashkisë Tiranë

Përplasje në Baldushk, IMT e Bashkisë Tiranë

EMISIONET