Përplasja Polici-Prokurori për Rrajat, nga 30 maji nuk dihet se çfarë ndodhi me denoncimet për guroren
Dhuna barbare e anëtarëve të fisit Rraja ndaj kushërinjve Manja për denoncimin e dëmeve nga gurorja në Borizanë ka zbuluar përplasjen mes prokurorisë dhe Policisë.
Bilbil maja, një nga personat që u godit në lokal, ka denoncuar në 5 maj në polici pasojat e shpërthimeve në gurore që i shkaktohej nga shpërthimet në biznesin e familjes së deputetit Rraja.
Rezulton se padia është marrë në konsideratë dhe menjëherë dokumenti me 20 faqe i është dërguar prokurorisë së Tiranës.
Por kjo nuk ka mjaftuar akuza ka kërkuar detyra shtesë dhe në datën 10 të po të njëjtit muaj është dorëzuar një tjetër material me 186 faqe ku përshkruhen dhe dëmet në banesa.
Prokuroria ka regjistruar në 18 maj procedimin duke vënë sërish në lëvizje komisariatin që e ka mbyllur dosjen në 30 maj duke dorëzuar dosjen e plotë.
Prej atij moment rezulton një enigmë se çfarë ka ndodhur me çështjen. Ndërsa institucionet ia kanë lënë vendin deklaratave dhe aludimeve se kanë bërë detyrën. Por heshtjen në fakt e ka thyer familja Rraja.
Rreth një muaj pasi policia dorëzoi dokumentin e fundit për dëmet nga gurorja, pikërisht në 6 korrik, 10 persona me armë e mjete të tjera të forta kanë goditur personat që i kallëzuan.
Pas daljes së videos në rrjete sociale, të regjistruar nga vetë agresorët, reaguan si policia ashtu dhe prokuroria. Tashmë 6 janë në kërkim dhe tre në arrest me burg, ndërsa edhe një herë janë konfirmuar dëmet.

