Përplasi me makinë një 64-vjeçare, procedohet drejtuesi i mjetit në Gjirokastër
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase 64 vjeçe, që drejtonte një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
64-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. L., banues në fshatin Iliras, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.