Përplaset sërish Unaza, dëshmitari: Ishte me shpejtësi, shoferi i urbanit nuk ishte mirë

Aksidenti i autobusit të Unazës sot ka lënë 6 persona të lënduar nga përplasja me 6 automjete tek Ura e Tajvanit. Paraprakisht dyshohet se shoferi ia utobusit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Një prej drejtuesëve të përfshirë në aksident deklaroi se autobusi i Unazës ishte me shpejtësi, ndërsa pas dëgjoi vetëm një zhurmë të fortë llamarinash.

"Isha në semafor të kuq. Për fat instikti i shoferit që e mbajtën frenat se do më kishte marrë dhe mua përpara. Nuk di se çfarë do të kishte ndodhur. Unë mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave mbrapa.

Autobusi ishte në ecje. Për mua ishte shumë shpejt. Dola pasi mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur. A ishte me alkool, me tension a me zemër nuk e di ta shohi policia," tha ai.

EMISIONET