Çifti nga Vlora me mision në Shkodër për të grabitur argjendarinë. I hedhin deodorant në sy pronarit, ai përleshet me ta

Rezistenca e pronarit dhe ndërhyrja në kohë e policisë, shmangu grabitjen e një argjendarie në qender të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja u regjistrua pak metra larg sheshit "Demokracia", kur një çift burrë dhe grua nga qyteti i Vlorës, Arben dhe Anisa Hoxhaj, kanë hyrë në argjendari duke tentuar grabitjen e saj.

Njëri prej tyre mbante në duar një deordorant, të cilin ka tentuar t’ja hedhë në sy pronarit të argjendarisë për t’i humbur shikimin, e për ta vijuar planin e tyre të grabitjes.

Por rezistenca që ai ka bërë duke u konfliktuar fizikisht me ta, ju a prishi planin çiftit në fjalë i cili u vu në prangat e policisë.

"Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë" njoftoi policia.  

Drejt spitalit rajonal të Shkodres u dërgua pronari i argjendarisë, për shkak të dëmtimeve të lehta që ka marrë gjatë kësaj përplasje, por edhe sprayt të hedhur në drejtim të tij.

Tashmë grupi hetimor po punon për ta dokumentuar të plotë këtë ngjarje, ndërsa në pyetje do të merren çifti i arrestuar që nga Vlora kishin ardhur me mision për të grabitur në Shkoder.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. 

Kamerat e sigurisë të argjendarisë dhe subjekteve përreth e kanë filmuar të plotë ngjarjen dhe do të shërbejnë si provë materiale për dosjen që do t’i dërgohet prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkoder.

Çifti nga Vlora me mision në Shkodër për të grabitur

Çifti nga Vlora me mision në Shkodër për të grabitur

Çifti nga Vlora me mision në Shkodër për të grabitur

Çifti nga Vlora me mision në Shkodër për të grabitur

EMISIONET