Përmbytjet në Shqipëri/ Haxhimali: Nuk është investuar dhe nuk janë marrë masa. Dëmi, jashtëzakonisht i madh

Drejtori i Institutit për bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk është investuar dhe nuk janë marrë masa sa duhet për përmbytjet dhe se dëmi është jashtëzakonisht i madh.
Haxhimali: Është edhe një buxhet i cunguar se me 5-6 milionë euro nuk mbahen pyjet e Shqipërisë.
Me 11 milionë euro që është buxheti për 2026 në sektorin e vaditjes dhe kanalizimit nuk mund të mbahet një territor si Shqipëria referuar pozitave që ka gjeografike, referuar terrenit, çfarë kemi trashëguar.
Tani këto gjëra bëjnë të gjithë këtë situatën për të cilën vihemi në pozita të papërballueshme.
A ka keqmenaxhim, a ka paaftësi dhe kapacitete të kufizuara?
Të gjitha janë për hir të së vërtetës.
Lënë shumë për të dëshiruar.
Nuk është investuar dhe nuk janë marrë masa aq sa duhet sepse duhet të jemi të sinqertë.
Nuk është shiu i vetmi shkaktar.
Ëshë edhe mënyra se si e menaxhon situatën.
Është mënyra se si ti ke investuar, mënyra se sa ti e ke organizuar këtë sistemin e mbrojtes nga përmbytjet.
Dëmi është jashtëzakonisht i madh.
Për fatin e keq është shënuar edhe një rast humbje jete.

