Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët

Situata e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë Korçë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pasdites së 24 korrikut.

Vatra është zgjeruar dhe ka hyrë në territorin e malit të Moravës, mbi qytetin e Korçës.

Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit Barç.

Deri tani, zjarri ka përfshirë mbi 20 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha.

EMISIONET