Përkeqësimi i kushteve atmosferike, Porti i Vlorës: Kujdes të shtuar në ekuipazhe

Autoriteti Portual Vlorë bën me dije se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike gjatë datave 10-11-12 shkurt, iu kërkon të gjitha subjekteve detare kujdes të shtuar për rritjen e sigurisë së mjeteve në porte dhe gatishmëri të ekuipazheve të mjeteve lundruese.
Gjithashtu është është ndaluar dhënia e leje për nisje, gjatë këtyre datave duke fillouar nga ora 14:00, për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë në bregdetin shqiptar.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.


