Kritikoi Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi letër Konferencës së Drejtshkrimit në Kosovë: Përjashtoni Ledi Shamkun

Gjuhëtarja, Ledi Shamku, thotë se kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Konferencës së Drejtshkrimit në Prishtinë dhe ka kërkuar përjashtimin e Shamkut.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.
“Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i kishin dërguar një shkresë ultimatum Akademisë se Kosovës ku i kërkonin që të më përjashtonin mua nga punimet e konferencës. Madje i kishin vene veton: po erdhi Ledi Shamku, neve nuk vijmë. Përjashtoni atë që të vijmë ne”, shkroi ajo në rrjetin e saj social Facebook.
Postimi i plotë:
SOVJETIN GJINUSHI E PROVOVA NË KURRIZ!!!
Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin, të organizuar nga Akademia e Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të Akademizmës së Shkencizmës.
Qe një konferencë e planifikuar qysh në verë. Kam marrë qysh herët ftesë personale nga kolegët e mi të Prishtinës, ftesë që më ka gëzuar fort. Si albaniste e sociolinguiste, kjo është puna ime e përditshme e pasioni im i përjetshëm. Ndaj lumturisht pranova ftesën dhe qysh në korrik çova temën dhe abstraktin. Tema u pranua dhe qeshë pjesë e programit të punimeve. Si gjuhëtare!
Kur mbërrita pardje në Prishtine, mes kolegësh atje, mësova çka po ju them, dhe po e them me përgjegjësi personale!
Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i KISHIN DERGUAR NJE SHKRESË ULTIMATUM AKADEMISE SE KOSOVES KU I KERKONIN QE TE ME PERJASHTONIN MUA NGA PUNIMET E KONFERENCES. MADJE I KISHIN VENE VETON: PO ERDHI LEDI SHAMKU, NEVE NUK VIJME. PERJASHTONI ATE QE TE VIJME NE.
Të përjashtohet një gjuhëtare nga një konference gjuhësore qe te vije plagjatori i Caruanas?! Te përjashtohet një sociolinguiste se ka biografi te keqe ngaqë e ka nxjerre Kryesarkazmen ashtu siç është: një sovjet i pandreqshëm?
Dhe qenkësh zhvilluar mbledhje me dy ore debat ne ASHAK, dhe i falënderoj me shpirt e zemër gjithë gjuhëtaret e Akademisë së Kosovës, të cilët kane deklaruar se me pare japin dorëheqjen sesa t‘ia plotësojnë kërkesën Gjinushit.
Konferenca zhvilloi me sukses punimet. Unë referova e diskutova dhe lidhem marrëveshje. Kryesarkazma erdhi pavarësisht vetos se tij qesharake sovjete.
Tash me dëgjo mire, Kryesarkazem! Sovjetizmes tende (jo ty, ti je pa lidhje me mu, s’ke qasje me mu), por sovjetizmes tende kam me i qëndruar përherë përballe si shqiptare! Përballe si përherë kam me qendru. Dhe po ta bej publik këtë gjestin tënd te marame te neveritshme. Njëlloj si para 50 vjetësh kur Enveri yt përjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shume kolege te mi ”me cen ne biografi”, plot 50 vjet me pas ti ngulmove te me përjashtojë mua nga ftesa e te tjerëve, për hakmarrje të vogël personale. I kam shkresat qe ke dërguar ne Prishtine dhe të vije rende qe ke shkaktuar shqetësim mes Tiranes dhe Prishtinës.
Me ke quajtur bandite, veçse dije se një shkencëtare e aq me shume një albaniste e ka për krenari kur dikush i zezonave te detit e quan bandite.
Kurrgjë nuk do cenosh dot ne bashkëpunimin e mbare albanologjik mes Tiranes dhe Prishtinës. Kurrgjë, mba vesh!
Rroftë Albanologjia e lirë, e çliruar nga sovjetizmat e Shkencizmes te cilat tash i provova vete ne kurriz.
JA KY ESHTE REFORMIMI QE NJE KOMUNISTI KA SJELLË NE AKADEMINE. E SHKENCAVE.
Ndot me vjen! Rroftë Qielli i Shqipes! Kosovë, tkam nanë n shpirt.

