Teatri Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendimin përfundimtar  

Ka përfunduar pas disa orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrit Kombëtar Adriana Kalaja, ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendimin përfundimtar.

Ajo shprehet se faktet që kanë paraqitur gjatë seancave gjyqësore do e bindin Gjykatën, për të dhënë një vendim të drejtë në favor të kërkesave të Presidentit Ilir Meta.

“Parashtruam të gjithë pretendimet tona pas një debate të gjatë. Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi të gjithë provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar. Ajo që konstatova unë gjatë këtij gjykimi dhe nga mënyra se si u ngritën pyetjet nga subjektet e interesuara, ishte se trupi gjykues kishte një informacion të saktë, të detajuar në lidhje me atë çfarë përmbante dosja.

Si janë renditur faktet dhe argumentet ligjore, si janë renditur provat, si dhe kërkesat tonë në lidhje me shpalljen e akteve të papajtueshme me Kushtetuesen dhe në dëm të interesit publik. Besojmë që ajo që paraqitëm sot, dje dhe në seancën e datës 3 qershor e ka bindur Gjykatën për të dhënë një vendim të drejtë në favor të kërkesave të Presidentit, q ë si zgjidhje fundore ka  vënien e drejtësisë për Teatrin. Jam besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim pro Teatrit Kombëtar.”

Presidenti Ilir Meta, dërgoi në Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë nga Ministria e Kulturës. Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.

EMISIONET