“Sterlizimi” në GJKKO, kërkohet rikualifikim i akuzës për ish-ministrin Beqaj, zëvendësin e tij Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

“Sterlizimi” në GJKKO, kërkohet rikualifikim i

Ka përfunduar në GJKKO seanca në lidhje me dosjen e Sterilizimit. Në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj është kërkuar rikualifikim i akuzës.

“Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkon SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre.

Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”, raporton për “Ora News” gazetari Edison Vatnikaj.

Kujtojmë se ish-ministri Beqaj është nën akuzë për “Shpërdorim detyre”.

EMISIONET