Përfundojnë kontrollet, alarmi për bom*ë në hotelin në Tiranë rezulton i rremë

Përfundojnë kontrollet, alarmi për bom*ë në hotelin

TIRANË- Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë ka rezultuar i rremë.

Sipas raportimeve, policia ka përfunduar me kontrollet dhe nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme në parking.

Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Pas telefonatës policia mbërrit në vendin e ngjarjes dhe evakuoi menjëherë stafin dhe klientët e hotelit.

 

EMISIONET