Përfshihet nga zjarri ullishtja në Fier, rrezikon dhe një plantacion me mollë
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 18:31
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në vendin e quajtur ura e Hoxharës.
Zjarri fillimisht ka rënë në një kanal me kallamishte dhe i ndihmuar nga era ka përfshirë një parcelë të mbjellë me ullinj duke djegur dhjetëra rrënjë.
Janë banorët që me mjete rrethanore po mundohen për fikjen e flakëve pasi rrezikon të digjet dhe një plantacion me mollë që ndodhet aty pranë.

