Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë, nuk raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 11:29

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Dragushe të Lezhës.
Zjarri është konstatuar menjëherë nga familjaret që ndodheshin brenda saj ne momentin kur janë shfaqur flaket dhe kanë ndërhyrë vete duke e vënë nën kontroll.
Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

