Përfshihet nga flakët një kullotë në Gjirokastër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 11:53
Foto ilustruese
Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Nokovë në Bashkinë Gjirokastër, Njësia Administrative Lunxhëri.
Mendohet se bëhet fjalë për një zjarr-vënie e qëllimshme nga dy barinj që endeshin anës kullotave në fshatin kodrinor.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e PMNZSH për të bërëtë mundur evitimin e flakëve.
Deri tani janë djegur 1 ha kullotë, ndërkohë që flakët e zjarrit janë shumë agresive pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

